Tahiri: Duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni për të ndalur degradimin

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohet seriozisht në vend.

Lajme

30/01/2021 10:03

Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar LDK-në dhe VV-në për degradim të rendit dhe ligjit.

“Qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh, të 6 tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe ajo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin dhe ligjin, por e kanë kthyer komplet mbrapa”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se duhet të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe “jo të shantazhohen organet e drejtësisë”.