Shi e borë – ky do të jetë moti për sot

Mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë. Më pas do të ketë kthjellime dhe do të dalë diell.

Lajme

30/01/2021 08:30

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

“Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). /Lajmi.net/