Juventus triumfon ndaj Bolognas

Juventus ka mposhtur Bolognan në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Sport

24/01/2021 14:24

“Bianconerët” ishin në kontroll të ndeshjes pothuajse tërë kohën, dhe nuk dhanë shanse për ndonjë befasi të mundshme, transmeton lajmi.net.

Ishte braziliani, Arthur, i cili shënoi golin e tij të parë në fanellën “Bianconere” në minutën (15’) pas një asistimi nga Ronaldo.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juves.

Në pjesën e dytë, mysafirët tentuan të krijojnë diçka, por pa rezultat.

Weston McKennie realizoi gol në minutën (71’) pas një asistimi nga Cuadrado.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Juventusit.

Tani, Juve mban pozitën e katërt me 36 pikë dhe një ndeshje më pak se rivalët për titull. Ndërsa, Bologna qëndron në pozitën 13-të me 20 pikë total./Lajmi.net/