PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke thënë se ai po vazhdon me gjuhë përçarëse dhe sulme që, sipas saj, po thellojnë ndarjet në shoqëri. Përmes një postimi në Facebook, Deliu tha se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson një qasje tjetër…

Lajme

17/05/2026 12:15

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke thënë se ai po vazhdon me gjuhë përçarëse dhe sulme që, sipas saj, po thellojnë ndarjet në shoqëri.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu tha se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson një qasje tjetër të bazuar në maturi, seriozitet, bashkëpunim, përgjegjësi dhe punë.

Ajo theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një përballje mes stabilitetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, apo vazhdimit të bllokadave dhe izolimit.

“Koha për shtetin dhe qytetarët”, ka shkruar Deliu. /Lajmi.net/