Pirlo: Të fitosh një finale është fantastike, por si trajner është akoma më emocionuese
Trajneri i Juventsit, Andrea Pirlo, është shprehur tejet i lumtur me trofeun e tij të parë në karrierë si trajner.
Sport
Juventus mposhti Napolin në kuadër të Superkupës së Italisë, me rezultatin 2-0. Kjo kupë ishte trofeu i parë në karrierën e italianit si trajner, transmeton lajmi.net.
Ai në llogatinë e tij Twitter, është shprehur tejet i entuziazmuar ku ka deklaruar se fitorja në finale është e mrekullueshme, por në rolin e trajnerit është ende me emocionuese.
Pirlo falenderoi edhe lojtarët që i quajti të mëdhenj./Lajmi.net/
Vincere una finale è sempre bello, ma da allenatore è ancora più emozionante! Primo trofeo ? Grandi ragazzi!! ⚪️⚫️ @juventusfc #SUPERJUVE #PS5Supercup pic.twitter.com/y3SEvIf2E1
— Andrea Pirlo (@Pirlo_official) January 21, 2021