Vdesin dy persona në një aksident tragjik në fshatin Ponoshec të Gjakovës

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajme

18/01/2021 19:40

Deri tek ngjarja tragjike ka ardhur kur vozitësi me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur veturën tjetër e cila ishte duke lëvizur në shiritin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vendngjarje kanë dalë zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarjes”.