Fatmir Gashi shpalos programin ekonomik të AAK-së: Do implementohen Pakoja për Rindërtim dhe Aleanca për Zhvillim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kandidat për president, së bashku me disa nga kandidat për deputet kanë shpalosur programin e Aleancës për vitin 2021-2025.
Lajme
Ish- zëvendësministri i Financave në Qeverinë Haradinaj, tani kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi, gjatë këtij prezantimi ka folur për shtyllën ekonomike, transmeton lajmi.net.
Mes tjerash ai tha: “Vështirësia më e madhe me të cilen po ballafaqohemi sot është vështirësia e krizës ekonomike,politikat qeveritare të fundvitit të kaluar ishin në kundërshtimme logjikën e thjeshtë e të shëndosh të ciklit ekonomik, fillimisht kishim mbylljen e plotë të shoqërsië si pasojë e pandemisë, gjë që e mbylli ekonominë për tre muaj rresht, për kohën kur kishim vetëm dy raste infektimi , ishte vendim i pamatur i qeverisë Kurti. Sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo u përcoll me ndalesën e të gjitha investimeve kapitale duke vështirësuar edhe qarkullimin edhe ashtu të cunguar financiar,pra ishte vendim i panikut. E tëra kjo u mbështet në një pako konservatore të mbështetjes ekonomike, ishte vendim që vinte nga mungesa e vizionit dhe qartësia, rezultatet e këtyre politikave dhe vështirësive ekonomike që i krijuan ata, po i jetojmë edhe ne sot . Bruto produkti vendor ka hasur në një rënje të thellë që numri mbrëmë ishte 8.8% ka rënje ekonomia në vitin 2020, si pasojë e kësaj rreth 50mijë deri në 60 mijë punëtorë kanë mbetur pa punëgjatë vitit 2020, afërsisht 150 mijë punëtore kishin aplikur për pagën 170 euro nga pakoja emergjente si rrjedhojë e pamundësisë së punëdhënësit për të paguar pagat për muajin mars dhe prill të vitit të kaluar”, theksoi Gashi.
Pas analizës së thuktë të gjendjes, Gashi foli për planet programore të Aleancës konkretisht shtyllën ekonomike. Ajo ndahet në dy pjesë , pakoja për rindërtim ku përfshihen ndihma për biznese, ndihma për qytetarë dhe lehtësirat fiskale dhe Aleanca për zhvillim ku përfshihen energjia dhe industria dhe aspekte të tjera që stimulojnë rritjen ekonomike. /Lajmi.net.