Asnjë parti e madhe nuk ka aplikuar deri tani për pjesëmarrje në zgjedhje

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

16/01/2021 14:32

Deri më tani vetëm 13 subjekte politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë.

Partitë që deri në ora 14:00 kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë, janë kryesisht janë nga radhët e komuniteteve.

Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt. /Lajmi.net/