​Varhelyi-Osmanit: Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi është takuar sot me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, me të cilën ka diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Lajme

12/01/2021 13:43

Në një postim në Twitter, Várhelyi shkruan se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve. /Lajmi.net/