Lajm i mirë për Napolin, rikthehet Mertens

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens mund të rikthehet në ndeshjen e radhës kundër Empolit.

Sport

11/01/2021 23:02

Sipas Radio Kiss Kiss, belgu është stërvitur me skuadrën dhe ndoshta do këtë disa minuta ndaj Empolit në Kupën e Italisë, transmeton lajmi.net.

Thuhet se plani i Napolit është që t’i jap disa minuta pastaj ta vendos titullarë kundër Fiorentinas.

Në këtë mënyrë Napoli mund ta këtë Mertensin në formë për Superkupën e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet me 20 janar.

Mertens ka luajtur 11 ndeshje në Seria A këtë edicion duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime./Lajmi.net/