Pastrohen rrugët nga bora në Malet e Berishës
Komuna e Malishevës njofton se janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, rrugë të cilat gjatë ditës së sotme ishin të mbuluara me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.
Lajme
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora në këtë pjesë, pasi ka pasur reshje të shumta të borës.
Njoftimi i plotë:
Janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, në Komunën e Malishevës, rrugë të cilat gjatë ditës së sotme ishin të mbuluar me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora, në këtë pjesë, pasi ka pasur rreshje të shumta të borës. Në asnjë moment banorët nuk kanë pasur probleme në qarkullim. /Lajmi.net/
