Katër pacientë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgohen në Turqi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 4 pacientë, që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt, do të dërgohen për trajtim të mëtejmë në Turqi.

Lajme

06/01/2021 21:05

SHSKUK njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ka pasur gjatë gjatë me Ambasadorin turk, Sakar, dhe me homologun nga Turqia.

Njoftimi i plotë;

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës shpjegon se, bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë, që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt, do të dërgohen për trajtim të mëtejmë në Turqi.
ShSKUK njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ka pasur gjatë ditës me ambasadorin turk, z. Sakar, dhe me homologun nga Turqia.
Ai është njoftuar se, tash për tash, Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër personave.
ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet trupit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin.
ShSKUK zotohet se, pacientët, të cilët do të mbeten për trajtim në QKUK dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, do të vazhdojnë edhe mëtutje të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësorë. /Lajmi.net/