Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e Kuçit përdori Inteligjencën Artificiale
Ekspertja e linguistikës forenzika, Helen Fraser e cila sot po dëshmon pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit deklaroi se për transkriptim e audiove përdori transkriptuesin e Inteligjencës Artificiale. Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të…
Lajme
Ekspertja e linguistikës forenzika, Helen Fraser e cila sot po dëshmon pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit deklaroi se për transkriptim e audiove përdori transkriptuesin e Inteligjencës Artificiale.
Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Ekspertja australiane e cila është dëshmitare e mbrojtjes në gjykatore, tha se në mungesë të një transkriptuesi në gjuhën shqipe, pasi që ajo vetë nuk e njeh këtë gjuhë, përdori Inteligjencën Artificiale.
Dëshmitarja Helen Fraser, e cila është eksperte e linguistikës forenzike dhe punon në Universitetin e Malbourne në Australi, deklaroi se në rreth 100 çështje gjyqësore ka dhënë ekspertizën e saj kryesisht në Australi.
Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menagon kërkoi të di se si i kishte vlerësuar audiot, pasi ekspertja nuk e di gjuhën shqipe, dhe dëshmitarja tha se në mungesë të një transkriptuesi që flet shqip përdori transkriptuesin e inteligjencës artificiale.
“Si e vlerësuat cilësinë e audios në këtë çështje dhe si i kufizoi fakti që nuk e flisni gjuhën…Fraser: Gjuhën nuk e kuptoj normalisht nëse do të dëgjoj një audio të padeshifrueshme në anglisht fillimisht unë mund ta dëgjoj vetë pa pas informacion kontekstual për të krijuar një ide se sa e padeshifrueshme është audio, është e qartë, e paqartë apo e padeshifrueshëm. Kemi një grup tranksriptuesish që janë stërvitur, testuar të cilët janë të besueshëm, janë dëgjues shumë të aftë për videot e padëgjueshme apo deshifrueshme, ua jap atyre audion pa u dhënë informacion kontekstual, nuk është fundi i procesit në një moment duhet thënë informacion kontekstual, por fillimisht duhet krijuar vetëm përshtypja nga vetë dëgjuesi pa pasur kontekstin kjo është e rëndësishme për të kuptuar se sa informacion kanë sinjalet akustike përkundrejt informacionit që vjen nga informacioni i jashtëm kontekstual. Në këtë rast nuk mund ta bëja këtë sepse unë nuk flas shqip dhe nuk kam qasje apo më saktë nuk kam pas asnjë transkriptues që flet shqipen, kështu që unë përdora transkriptuesin e inteligjencës artificiale dhe kam përmendur në raportin tim”, deklaroi ai.
E pyetur nga avokatja e Thaçit nëse do t’i ndihmonte prania e një transkriptuesi të gjuhës shqipe, ajo u përgjigj se do t’i duheshin të paktën dy të tillë, por jo thjesht për transkriptim burokratik.
“Të paktën dy do të kisha dashur t’i kisha, të paktën dy persona që flasin gjuhën jo thjeshtë të trajnuar për përkthime dhe por transkriptime këtë dua ta bëjë të qartë, shumë persona janë të trajnuar për transkriptimet dhe përkthimin në kuptimin burokratik pra janë shumë të aftë për të bërë transkriptimet burokratike, por kjo është fushë tjetër, kërkohen aftësi tjera për të deshifruar audiot e padeshifrueshme”, deklaroi ajo.
Me këtë rast, dëshmitarja deklaroi se inteligjenca artificiale nuk mund ta zëvendësojë transkriptuesin njerëzor.
“Absolutisht jo, nuk mund ta zëvendësoj transkriptuesit njerëzor aspektin njerëzor”, deklaroi ekspertja.
Më pas avokatja e ish-presidentit, Hashim Thaçi pyeti se pse bëri një mjet të tillë, ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser deklaroi se donte të krijonte një ide se sa informacion kishte të disponueshme nga lart-poshtë.
“Po pse menduat se ishte e dobishme në këtë rast…Fraser: pse e zgjodha ta përdorja në këtë rast sepse thjesht doja të krijoja një ide se sa informacion kishte të disponuehsëm nga lartë-poshtë. Çfarë bëra unë është që përdora mjetin e transkriptimin inteligjencën artificiale chatgb 5…Fraser: Dobia ishte që incizimi i inteligjencës artificiale mund ta transkriptonte audion e qartë dhe ta përkthente më dha edhe përkthimin gati identik me materialin që kishin transkriptuar personat, por nga ana tjetër nga audio në këtë rast nuk arriti ta transkriptonte e bëri lëmsh”, ishte diskutimi mes tyre.
Më pas mbrojtja e Thaçit paraqiti një email që kishte shkëmbyer mbrojtja e ish-presidentit me një përkthyes në shqip të cilit i ishte kërkuar të transkriptonte dy audio të përforcuara të vizitës të Hajredin Kuçit në Qendrën e Parabugrimit dhe të cilin e krahasoi me transkriptimin e ZPS-s. Për to cilat ekspertja e linguistikës forenzike, Fraser deklaroi se nuk e di nëse përkthyesi në këtë rast ka pas aftësi për deshifrim të audiove të padëgjueshme.
“Si ka mundësi Reçica nuk mund t’i transkriptonte; por ZPS ka arritur ta bëjë… Fraser:’45Nuk e di nëse Reçica do të ishte pjesë e kategorive të personave që përmenda më herët të personave që kanë demonstruar aftësinë e deshifrimit të audiove të padëgjueshme, kjo është në përputhje me atë që thash më herët që përgatitja e një transkripti të këtij materiali mbështetet shumë në informacionin nga lartë poshtë që besoj që Reçica nuk e ka pasur, ky është skenar i njohur”, deklaroi dëshmitarja.
Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitares nga avokatja e Thaçit-it, ekspertja e linguistikës foernzika, deklaroi se konstatimet e saj janë marr parasysh nga gjykatat në proceset gjyqësore në të cilat ajo ka dhënë ekspertizën e saj.
Seancën e sotme tre të akuzuarit ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi po e ndjekin përmes video-lidhjes.
Në këtë rast gjyqësor, nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.