Abdixhiku edhe me një video nga “prapaskenat” e djeshme, Osmanin e priti tek zyrat e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar sërish një video nga organizimi i djeshëm i tubimit bashkë me kandidaten për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani. Ndër të tjerash në këtë video, Abdixhiku shihet derisa pret në zyrat e LDK-së, Osmanin, e ku këndon “Kush u kthye, kush u kthye”. Edhe në prapaskenat e…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar sërish një video nga organizimi i djeshëm i tubimit bashkë me kandidaten për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ndër të tjerash në këtë video, Abdixhiku shihet derisa pret në zyrat e LDK-së, Osmanin, e ku këndon “Kush u kthye, kush u kthye”.
Edhe në prapaskenat e këtij tubimi, Abdixhiku e Osmani u përqafuan po ashtu siç u përqafuan më pas në tubimin e LDK-së.
Dyshja nisën fushatën para 28 majit, kur edhe parashihet që të nis zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të 7 qershorit.
E në këtë tubim dyshja patën më tepër deklarime kundër Albin Kurtit e Vetëvendosjes, se sa për atë se çka do të përfaqësojnë para qytetarëve.
Osmani dhe Abdixhiku njihen si dy miq të vjetër, por që në LDK s’po e përkrahin kthimin e saj e madje e konsiderojnë edhe fajtore për rënien e LDK-së në 12%.
Madje në tubimin dje munguan figurat kyçe të kësaj partie./Lajmi.net/