Peja mund Trepçën me rezultat të thellë
Sot në Salla e sporteve Minatori, u luajt përballja në mes të Trepçës dhe Pejës, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Sport
Pejanët e fituan ndeshjen me rrezultat të thellë 58 – 72, transmeton lajmi.net.
Në këtë duel, lojtarët që u dalluan më së shumti ishin: për Trepçën, Kalin Fisher i cili shënoi 19 pikë dhe Besnik Azemi që shënoi 13 pikë, ndërsa për Pejën ishte Dardan Berisha i cili shënoi 18 pikë.
Pas kësaj ndeshje, Peja qëndron e dyta në tabelë me 8 pikë, ndërsa Trepça e katërta me 7 pikë gjithsej./Lajmi.net/