Klopp befason duke treguar numrin e skuadrave që po luftojnë për titull në Premierligë

Liverpool mirëpret Leicester Cityn në një nga derbit e xhiros së nëntë në Premierligë.

Sport

20/11/2020 14:22

Skuadra e Klopp hyn në këtë ndeshje me një pikë më pak se liderët e Leicester City.

Jurgen Klopp, në prag të kësaj ndeshje, është pyetur për skuadrat që do të luftojnë për titull këtë sezon në Premierligë.

“Tetë”, u përgjigj Klopp, duke befasuar shumë me përgjigjen e tij, përcjell lajmi.net.

Sipas medieve angleze, trajneri gjerman ndoshta ka nënkuptuar edhe për skuadrat Manchester City, Manchester United, Arsenal, të cilat tani renditen në pjesën e poshtme të tabelës.

Ndërsa skuadrat tjera besohen të jenë Leicester, Tottenham, Liverpool, Chelseas dhe Everton./Lajmi.net/