Koulibaly rikthehet në ‘radarin’ e Liverpoolit
Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është duke u vëzhguar nga gjiganti anglez, Liverpool.
Sport
Sipas Mirror, lëndimi i dyshes Joe Gomez dhe Virgil van Dijk, ka bërë që “Reds” ta duan senegalezin, transmeton lajmi.net.
Koulibaly shihet si zgjedhja e parë për Liverpoolin, lojtar i cili në verë kërkohej nga dy rivalët Manchester City dhe United.
Sidoqoftë, kushtet për transferimin e lojtarit nuk kanë ndryshuar dhe Napoli vazhdon të kërkojë së paku 70 milionë euro.
Koulibaly shpesh herë ka konfirmuar se është i lumtur të Napoli, derisa kontrata i skadon në vitin 2023./Lajmi.net/