Nderohet për herë të parë agjenti i fshehur më i ri i historisë, që ishte vetëm 6 vjeç
6 vjeçari kishte shërbyer gjatë luftës së dytë botërore gjatë rezistencës franceze dhe më në fund, u nderua puna e tij.
Fun
Emri i koduar i tij ishte Quinquin dhe ai kishte ndjekur dhe zbatuar urdhra duke kaluar në vijat armike për të përcjellë mesazhe, shkruan “Independent”.
Ai ishte vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në moshën 6 vjeçare dhe kishte qenë antari më i ri i rezistencës franceze kundër okupatorit nazist, transmeton lajmi.net.
Marcel Pinte ishte emri i tij i vërtetë dhe ai është nderuar për herë të parë para një jave, dhe emri i tij është gdhendur në monumentin e viktimave të luftës.
Djaloshi jetonte me luftëtarët e rezistencës, të cilët ishin të njohur si “ushtria e hijeve”, ku babai i tij Eugene Pinte kishte qenë një prej liderëve.
Marcel, së bashku me 4 fëmijë të tjerë u ndihmuan ushtarëve të marrin dhe shpërndajnë informacione në lidhje me armikun.
Pas vdekjes së Marcel, e gjithë rezistenca ishin prezent në funeralin e tij dhe parashutat me ndihma që u dërguan nga britanikët pas disa ditësh, ishin të zeza. /Lajmi.net/
