E thotë Pirlo, Ronaldo nuk starton ndaj Spezia
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë startues në ndeshjen kundër Spezia.

Sport
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka dhënë disa komente për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo mbrëmë rezultoi negativ në testet e COVID-19, pasi vuajti 19 ditë nga virusi.
Megjithatë, Pirlo nuk llogaritë që portugezi të jetë startues në ndeshjen e radhës për Juventus, ndaj Spezia.
“Ai ishte negativ në testin e dytë dhe këtë mëngjes stërviti individualisht”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.
“Ai do të jetë me skuadrën. Nuk besoj se ai do të luajë nga fillimi. Gjëja e rëndësishme është që e kemi. Ai u stërvit në shtëpi, është e rëndësishme ta marrim me vete”, shtoi italiani.
Ronaldo vuajti për 19 ditë nga virusi. Ai rezultoi pozitiv pas aventurës me kombëtaren e Portugalisë. /Lajmi.net/