‘Vaki’ kosovare: Shtylla elektrike e vendosur në mes të rrugës që çon në Gjakovë

Për ndërtimin e rrugëve në Kosovë ka pasur gjithnjë kritika, për cilësinë dhe formën e kryerjes së punëve.

Lajme

27/10/2020 14:43

Mirëpo, në disa raste, në këto rrugë vërehen edhe fenomene që s’mund t’i shohësh në shtete tjera, shkruan lajmi.net.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Gjakovë.

Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi të një rruge që dërgon për në Gjakovë, e në të cilën është vendosur shtylla midis rrugës.

Siç shihet në fotografi, rruga është në ndërtim e sipër, mirëpo që nuk dihet se çka do të ndodhë me shtyllën në të cilën janë të lidhur shumë tela. /Lajmi.net/