Pique pranon 50% zbritje në pagë
Gerard Pique është lojtari i radhës që do të pranojë reduktimin në pagë.
Sport
Mbrojtësi i Barcelonës me kontratën e re do të pajtohet që të ketë 50% zbritje në pagë, përkundër zërave kundërshtues në dhomën e zhveshjes te Barca.
Pique do të jetë lojtari i radhës pas De Jong, Lenglet e Ter Stegen që pranon një reduktim në pagë, përcjell lajmi.net.
Gjithsesi, një tjetër detaj në kontratën e Pique ka të bëjë edhe me numrin e paraqitjeve të tij.
Nëse lojtari dështon të paraqitet në 35% të ndeshjeve, Barca ka të drejtë të shkëpusë kontratën e tij.
Këto hapa Barca i ka marrë si masa për kursime ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Pique do të jetë i lidhur me kontratë me katalanët deri në vitin 2024. /Lajmi.net/