Reali i bën bashkë dyshen që po e ëndërrojnë të gjitha skuadrat
Pas shumë vitesh, Real Madrid e mbylli një afat kalimtar pa realizuar asnjë transferim.
Sport
‘Los Blancos’ vendosen të mos ndërhyjnë në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të verës.
Por, duket se Florentino Perez po përgatitet për një verë të “nxehtë” në vitin e ardhshëm.
Marca shkruan se shënjestra e parë e klubit mbretëror do të jetë Kylian Mbappe, i cili ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin një ditë.
Është e qartë se PSG nuk do të pranojë një largim të lehtë të tij, dhe Real Madrid duhet të paguajë së paku 200 milionë euro për francezin.
Dëshira tjetër e Real Madrid është Erlind Haaland i Borusia Dortmund.
Me transferim e Haaland, Reali do të formonte një dyshe emocionuese në fazën e sulmit./Lajmi.net/