Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

07/10/2020 08:45

Kina kontinentale raportoi shtatë raste të reja COVID-19 më 6 tetor, nga 12 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të mërkurën, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në 24 nga 31 një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,489, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/