Chelsea 0:2 Liverpool, notat e lojtarëve

Liverpooli ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në Premierligë.

Sport

20/09/2020 19:28

Të Kuqtë triumfuan me rezultat të pastërt 0:2 ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’.

Në fundin e pjesës së parë, Andreas Christensen ndërhyri si lojtar i fundit ndaj Sadio Mane, dhe pas rishikimit të VAR u vendos që ai të ndëshkohej me karton të kuq.

Mane realizoi dopietë në minutat 50’ 54’, derisa goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik të portierit Kepa Arrizabalaga, i cili u vlerësua me notën më të vogël këtë ndeshje bashkë me Jorginhon, që huqi një penallti.

Padyshim, ylli senegalez ishte më i mirë i këtij takimi. /Lajmi.net/