Një adoleshente krijon forma të ndryshme të flokëve dhe ato duken mahnitëse
Mund të keni ndjenjën që keni bërë diçka jo të zakonshme nëse thjesht lidhni flokët bukur.
Fun
Një adoleshente gjermane ka treguar aftësitë e saj në formimin e stileve të ndryshme të flokëve që deri më tani nuk i ka shfaqur askush, transmeton lajmi.net.
Milena Diekmann është vetëm 17-vjeçare dhe ka praktikuar se si të krijojë forma të ndryshme të flokëve duke i lidhur ato në mënyrë interesante. Ajo i mësoi këto një vit më herët dhe tani është e mrekullueshme në punën që bënë.

Që atëherë, ajo praktikoi në veten e saj dhe në flokë artificial që ti bëjë krijimet e saj më perfekte. Ajo gjithashtu ka hapur faqen e saj në Instagram, me më shumë se 35 mijë ndjekës.
Gjithashtu ndan edhe video të cilat tregojnë se si ti bëjmë këto stile flokësh. Disa nga stilet e flokëve duke se ngjajnë me karakteret e Game of Thrones. /Lajmi.net/





