E hëngri peshkun e pa gatuar mirë në restaurant, ja çfarë ndodhi me mëlçinë e këtij njeriu
Një dashamiri të ushqimit të detit nga Kina mjekët u detyruan t'ia larguan gjysmën e mëlçisë, pasi që organet iu infektuan nga parazitët që gjendeshin në peshkun e pa gatuar mirë që pacienti e kishte ngrënë në restaurant.
Fun
Pamjet e prodhuara nga rrezet X tregojnë një gungë të madhe të mbushur me qelb në mëlçinë e burrit, ose siç e quajtën mjekët “vezë të panumërta të parazitëve”.
Pacienti iu tha mjekëve se ai kishte ngrënë peshk të pa pjekur mirë qëllimisht, meqë i shijonte më shumë, shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.
Xie, punëtor migrant nga provinca kineze jug-perëndimore Sichuan, kishte pësuar dhimbje të lehta të barkut dhe diarre pasi vizitoi familjen e tij në shkurt, sipas një raporti spitalor.
Ai mendoi se simptomat i kishin shkaktuar rënie disponimi, por i cili nuk shkoi në spital deri në qershor, në periudhën kur kishte ethe për tre ditë rresht.
Pasi ekzaminuan pacientin me skanim CT, mjekët u tronditën kur gjetën një absces gjigant, me gjatësi 19 centimetra të gjatë, 18 centimetra të gjerë dhe 12 centimetra të thellë, në pjesën e majtë të mëlçisë së pacientit.
Mjekët fillimisht tentuan të zvogëlojnë madhësinë e gungës duke larguar lëngun e formësuar, por kjo nuk pati sukses. Ata vendosën të prejnë gjysmën e mëlçisë së burrit për shkak të ashpërsisë së infeksionit.
Pas operacionit të heqjes, kirurgët thanë që zbuluan se gunga ishte e mbushur “me vezë krimbi, të cilat ishin të panumërta”. /Lajmi.net/
