Dolën negativ përpara se të niseshin, marinarët pas 35 ditësh qëndrimi në det rezultojnë pozitiv për Covid-19

Argjentina po përpiqet të zgjidhë një mister, pasi 57 marinarë u infektuan me koronavirus pas 35 ditësh qëndrimit në det, pavarësisht se e gjithë ekuipazhi testoi negativ para se të linte portin.

Fun

14/07/2020 17:33

Anija e peshkimit Echizen Maru u kthye në port pasi disa nga ekuipazhi i saj filluan të shfaqnin simptoma tipike të COVID-19, bëri me dije të hënën ministria e shëndetësisë e krahinës jugore Tierra del Fuego, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas ministrisë, 57 detarë, nga 61 anëtarët e ekuipazhit, u diagnostikuan me virus pasi iu nënshtruan një testi të ri.

Sidoqoftë, të gjithë anëtarët e ekuipazhit kaluan 14 ditë karantinë në një hotel në qytetin e Ushuaia.

Para nisjes, ata kishin rezultate negative, bëri me dije ministria në një deklaratë.

Një ekip shkencor është duke e shqyrtuar kronologjinë e simptomave në ekuipazh për të përcaktuar kronologjinë e formës së ngjitjes, sipas autoriteteve argjentinase. /Lajmi.net/