“Shenja e re’ në horoskop nga Nasa mund të jetë një njoftim që kemi lexuar gabimisht horoskopin

Tifozët e astrologjisë besojnë se ka një shenjë të yllit të 13-të të quajtur Ophiuchus, dhe NASA madje ka folur për të në të kaluarën.

Fun

14/07/2020 12:26

Fansat e astrologjisë insistojnë që ka 13 shenja të horoskopit që askush nuk ka treguar për të më pare dhe quhet Ophiuchus, transmeton lajmi.net.

Ishte si reference në vitin 2016 e publikuar nga NASA, që thane se Babilonasit njihnin që 12 shenjat nuk kompletonin perfekt rrotullimin e tokës.

Ndërsa telat e boshtit të tokës dhe yjësitë ndryshojnë në madhësi, është e pamundur që dielli të kalojë të njëjtën kohë në secilën shenjë yll.

Me pak fjalë, vlerësimet nuk janë perfekte dhe gjithmonë ekziston hapësira për gabime.

Nëse datat e lindjes janë afër fillimit apo fundit të muajit, ka mundësi ti këni lexuar gabimisht rezultatet që tregojnë në horoskop për secilën shenjë.

Dhe behët akoma më e vështirë kur shtohet edhe një shenjë në horoskop. Duke u bazuar në disa astrologë, Ophiuchus fillon më 29 Nëntor dhe mbaron më 17 Dhjetorë.

Gjithashtu e bënë ndërrimin e horoskopit për gjithë vitin.

13 shenjat e horoskopit dhe datat e tyre

Bricjapi – ishte më 22 dhjetorë deri më 20 janar, por tani ndryshon nga 20 janar deri më 16 shkurt

Ujori – ishte më 21 janar deri më 17 shkurt, por tani besohet të jetë 16 shkurt deri më 11 mars

Peshqit – ishte më 19 shkurt deri më 20 mars, por tani besohet që është 11 mars deri më 18 prill

Dashi – ishte 21 mars deri më 20 prill, por besohet të jetë 18 prill deri më 13 maj

Demi – ishte 21 prill deri më 21 maj, besohet të jetë 13 maj deri më 21 qershor

Binjakët – ishin më 22 maj deri më 21 qershor, por besohet të jetë 21 qershor deri më 20 korrik

Gaforrja – ishte më 22 qershor deri më 22 korrik, besohet të jetë 20 korrik deri më 10 gusht

Luani – ishte më 23 korrik deri më 23 gusht, tani është 10 gusht deri më 16 shtatorë

Virgjëresha – ishte më 24 gusht deri më 22 shtatorë, tani është 16 shtatorë deri më 30 tetor

Peshorja – ishte më 23 shtatorë deri më 23 tetor, besohet të jetë 30 tetor deri më 23 nëntor

Akrepi – ishte 24 tetor deri më 22 nëntor, tani besohet të jetë 23 nëntor deri më 29 nëntor

Ophiuchus – besohet të jetë 29 nëntor deri më 17 dhjetor

Shigjetari – ishte më 23 nëntor deri më 21 dhjetor, por besohet të jetë 17 dhjetor deri më 20 janar. /Lajmi.net/