Gruaja del në takim dashurie me të moshuar, thotë se ka nevojë t’ia paguajnë universitetin

Një grua ka zbuluar se si takimet me të moshuarit ia mundësuan asaj të paguante borxhet studentore përgjatë periudhës së izolimit në kohë të pandemisë.

Fun

09/07/2020 09:37

Billie Lade, 24-vjeçare nga Kalifornia, vazhdimisht del në takime dashurie me burra të pasur, të cilët nëpërmjet mbështetjes financiare që i ofrojnë i lejojnë asaj ta bëjë një jetë të rehatshme, shkruan tabloidi britanik Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Lade, e cila punon me orar të plotë si mësuese speciale e edukimit, ka përdorur burrat e moshuar për të paguar borxhin studentor prej gati 8 mijë eurosh, si dhe për pagesën e vakteve të shtrenjta ushqimore e aktiviteteve sportive.

Gruaja në fjalë thotë se takimi me më të moshuar e bën atë më të “fuqishme”, gjë që e stimulon të vazhdojë me këtë ritëm.

Ajo tutje shtoi se nuk pranon burra që i kërkojnë menjëherë të kryejnë marrëdhënie seksuale me të. /Lajmi.net/