Një çift ndryshojnë dyshemenë e tualetit nga kapaku i birrave
Një pamje interesante, diçka më ndryshe dhe kreative, çifti përdorë kapakun e birrave për të ndryshuar dyshemenë e tualetit.
Fun
Për të krijuar këtë ndryshim në shtëpinë e tyre, çifti përdori 2,800 kapakë të birrave të cilat i kishin mbledhur më parë duke shpresuar që një ditë do ti përdornin për diçka, transmeton lajmi.net.
Pasi që panë njerëzit e tjerë që kishin përdorur monedha për të mbuluar dyshemenë, atyre u erdhi ideja që ta mbulonin me kapakë të birrave që i kishin mbledhur.
Në fund rezultati ishte mahnitës, çifti i ndau disa fotografi të dyshemesë dhe njrëzit mbetën të mahnitur nga rezultati final. /Lajmi.net/