“Refuzimi i Liverpoolit, gabimi më i madh në jetën time”
Ish sulmuesi i Schalke, Donis Avdijaj, ka thënë se heqja dorë nga mundësia për t’iu bashkuar Barcelonës, është gabimi më i madh në karrierën e tij.

Sport
Avdijaj kaloi shtatë vjet te Schalke, pasi u bashkua atyre në moshën 14 vjeçare në vitin 2014.
Ai u largua drejt Willem II në Holandë si një transferim i lirë në vitin 2018, pasi kishte bërë 12 paraqitje për ekipin e parë të Schalke.
Që pas largimit nga Schalke, Avdijaj ka veshur fanellën e Willem II, Trabzonspor dhe Hearts, dhe këtë verë sërish është një agjent i lirë.
Futbollisti që ka veshur disa herë fanellën e Kombëtares së Kosovës, pranon se karriera e tij ka mundur të shkojë në një rrugë tjetër, po të pranonte ofertën e kampionëve të Premierligës apo të Real Madrid disa vite më parë.
“Gabimi më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte refuzimi i një tjetër oferte të madhe nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratë afatgjate me Schalken, që ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madrid”, ka deklaruar Avdijaj për Sport1, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Avdijaj mbetet optimist për sezonin e ri, pasi tashmë ka pranuar disa oferta për sezonin e ri.
“Tashmë kam shumë oferta nga klubet. Unë duhet të hetoj të pari. Unë duhet të bëjë një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mirë për mua dhe si të vazhdohet. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë”./Lajmi.net/