Një grua bënë foto të milingonave në kopshtin e saj duke përdorur një telefon inteligjent

Fotografia e insekteve është një pjesë shumë interesante e fotografisë së artit sepse insektet janë shumë fotoogjene nëse kameramanët u afrohen sa më shumë, përdorin pajisje adekuate dhe metoda speciale.

Fun

26/06/2020 12:49

Insektet ofrojnë ngjyra dhe strukturë spektakolare. Analizimi i fotove të insekteve mund të jetë si zbulimi i një bote të re, transmeton lajmi.net.

Ato gjenden kudo në të gjitha mjediset, të tilla si pyje, fusha, në një liqen, në një moçal, në shtëpi, në një kopsht, në përrenj dhe kudo tjetër. Pjesa më e vështirë e kësaj pune është gjurmimi i kafshëve të vogla dhe përqëndrimi në to, gjë që kërkon shumë durim.

Milingonat në fotografi

Lidhur me madhësinë e tyre ata janë një nga krijesat më të forta në botë dhe mund të mbajnë deri në 50 herë peshën e vet. Sipas numrit, ata tejkalojnë njerëzit në vlerën 1 deri në 1 milion.

Shumë njerëz që janë të interesuar të fotografojnë insektet dhe nuk kanë pajisje të përshtatshme mund të bëjnë foto përmes telefonave të tyre, si Analiza Daran De Guzman nga Filipinet. Ajo përdori Samsung Galaxy Note 8 të saj, duke fotografuar milingona për orë të tëra, të cilat po ecnin në një copë teli në kopshtin e saj.

Ajo kapi fotot se si milingonat mbajnë pika uji dhe një fotografi e saj u zgjodh fituese në një konkurs të drejtuar nga aplikacioni i fotografive ‘Agora’. Fotografitë e saj tregojnë milingonat që ecin në një litar, duke mbajtur sfera të madhësive të ndryshme për ekuilibër, por ato në të vërtetë po mbajnë pika të ujit në fole. /Lajmi.net/