Rikujtimi i regjimit të mizershëm të Mao Zetung-ut nëpërmjet fotografive

Rikujtimi i regjimit të Mao Zetungut është pikëllues për fotografin Li Zhensheng, i cili dokumentoi dhunën dhe vite trazirash të Revolucionit Kinez të viteve të '60-ta dhe '70-ta.

Fun

25/06/2020 11:18

Një zëdhënës i Universitetit kinez të Hong Kong-ut, i cili publikoi një libër që përmbante fotografi të ndjeshme, dikur të fshehura në dërrasat e dyshemesë, këtë javë konfirmoi vdekjen e fotografit në moshën 79-vjeçare, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Agjencia e Li, Contact Press Images, njoftoi për vdekjen e tij nëpërmjet një postimi në Instagram duke lënë pas “një trashëgimi fotografike të paçmueshme”.

Si një fotograf i akredituar për gazetën Daily Heilongjiang, Li ishte ngarkuar me detyrë të dokumentonte zjarrin revolucionar që përfshiu kombin nga maji i 1966-ës. Si i tillë, shumë nga imazhet e tij treguan – rininë entuziaste kineze dhe Rojet e Kuqe – postera të pikturuar, duke tundur banderola dhe shirita politikë, bashkë me kopjet e “Librit të Kuq të vogël” të Maos.

Por ai kapi edhe shembuj të dhunës tronditëse të kryer ndaj atyre të denoncuar si armiq publik ose kundërrevolucionar, në të cilat përfshihen skena poshtërimesh dhe torturash publike, e madje edhe ekzekutime në rrugë.

Fotografitë e mrekullueshme dokumentojnë rrëzimin – dhe evolucionin – e komunizmit të shekullit të 20-të. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CB0G7fIlQod/?utm_source=ig_embed