Trenjakët lindën me koronavirus, prindërit rezultojnë negativ në test
Trinjakët e lindur para kohës së paracaktuar në Meksikë shfaqën rezultate pozitive në testin për COVID-19, ndonëse të dy prindërit nuk kanë sëmundje, bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë së vendit, Potosi Martinez.
Fun
Autoritetet shëndetësore thonë se rast të tillë “nuk kishin dëgjuar më parë” dhe një “veprim i rëndësishëm shkencor”. Disa burime të mundshme të infeksionit, siç është qumështi i gjirit, tani po hetohen për të kuptuar transmetueshmërinë nga nëna tek foshnja, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
“Meqenëse kemi rezultate negative të testeve PCR të kryera tek të dy prindërit, rasti është edhe më i rëndësishëm, jo vetëm për hetimin e kryer nga mjekët tanë në vend, por edhe për hulumtime globale mbi sjelljen e virusit”, bëri me dije ministrja Potos Monica Liliana Rangel Martinez.
Trinjakët janë lindur në spitalin qendror të vendit “Ignacio Morones Prieto” dhe janë në gjendje të rregullt shëndetësore.
Autoritetet thonë se njëra nga foshnjat zhvilloi infeksion të frymëmarrjes, por “i kanë reaguar si duhet antibiotikët”. Nëna e tyre po shërohet gjithashtu në spital. /Lajmi.net/