Një burrë u fut në oqean, “rrëmbeu” një peshkaqen dhe e mbajti për nofulla vetëm për një fotografi!
Një notar u regjistrua gjatë fundjavës duke kapur dhe treguar një peshkaqen në Cape Henlopen State Park Beach në Delaware.
Fun
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një notar profesionist i cili po përpiqej të hiqte diçka nga nofulla e peshkaqenit.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një vend ku është e paligjshme “të peshkosh për peshkaqenë” dhe nëse i kap, duhet t’i kthesh në ujë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.
Aty bëhet e ditur se mund të gjenden një numër peshkaqenësh, në gjirin e Delaware dhe Oqeanin Atlantik. Sipas Mirror, burri kishte bërë një fotografi me krijesën të cilën më pas e ka lëshuar në ujë.