Kali bën si i vdekur sa herë që dikush përpiqet ta kalërojë

Një trajner nga qyteti Durango, Frasisco Zalasar, postoi një video në faqen e tij në Facebook ku shfaqet kali i quajtur Jingang.

Fun

24/06/2020 09:23

Kali Jingang përpiqet të luajë i vdekur sa herë që dikush ngrihet mbi të për ta kalëruar, transmeton lajmi.net.

Kali hidhet në tokë sa herë që dikush ose i afrohej, ose ishte montuar nga dikush. Sidoqoftë, shumë aktivistë për të drejtat e kafshëve deklarojnë se kali thjesht nuk po luan si i vdekur, por dëshiron që të mbetet vetëm.

Kafshët kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë, qoftë si kafshë shtëpiake ose bashkëpunëtorë. Duhet të ketë një pikë kur një kafshë mund të refuzojë shërbimin dhe të ndalojë së punuari. /Lajmi.net/