Studimi: Nevojiten 110 njerëz të shkojnë në Mars për ta ndërtuar civilizimin

Njerëzimi do të duhet të dërgojë të paktën 110 njerëz në Mars për të ndërtuar një civilizim atje, sipas një studimi të ri.

Fun

19/06/2020 20:25

Hulumtimi i ri është përpjekur të kuptojë se sa njerëz dhe burime do të kërkoheshin për t’u vendosur diku tjetër në univers, në mënyrë që të krijohej një frymë jetese në një planet tjetër, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Studimi, i botuar nga Jean-Marc Salotti nga Politekniku Kombëtar i Institutit Bordeaux, u përpoq të zgjidhë pyetjen duke përdorur modelimin matematikor. Ajo u përpoq të zbulonte sa do duhej të ishte numri minimal i njerëzve që do të duhet të jetojnë në planet.

Ai zbuloi se 110 do të ishte numri minimal i individëve që kërkohen, megjithëse shumë njerëz do të ndryshonin llogaritjet.

Ai gjithashtu vuri në dukje se suksesi i atyre njerëzve do të varet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu sa mirë ata do të jenë në gjendje të punojnë së bashku dhe të ndajnë kohën dhe burimet e tyre.

Studimi, i titulluar “Numri minimal i vendosësve për mbijetesë në një planet tjetër”, është botuar në revistën shkencore ‘Science Raports’ këtë javë. /Lajmi.net/