Parkon veturën në mes të rrugës, i japin leksion shoferit

Dy burra kishin vendosur t’i japin leksion shoferit të një veture që e kishte parkuar në një vend të ndaluar.

Fun

17/06/2020 18:47

Siç shihet në videon amatore të filmuar në rrugën Alum Rock të Birminghamit në Angli  njëri nga dy burrat mbante drurin dhe tjetri ngiste ekskavatorin me të cilin e lëvizte veturën e parkuar, transmeton lajmi.net.

Vetura, sipas medieve të huaja, ishte ndalur në mes të dy vijave të verdha të pandërprera, që tregon se rreptësisht ndalohet parkimi dhe ndalja.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/