U rrëzua nga një lartësi prej 150 metra, vdes 16-vjeçarja alpiniste

Alpinistja Luce Douady është rrëzuar në një shkëmb dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

Fun

17/06/2020 17:17

16-vjeçarja nga Franca, ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet e ndodhura në juglindje të vendit.

Luce mësohet se ka rënë nga një lartësi 150 metra. Adoleshentja ishte duke u ngjitur në një shkëmb të
thepisur, por gjatë ngjitjes ajo rrëshqiti dhe u rrëzua.

“Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt përpara. Ngushëllimet më të
sinqerta familjes”, shkroi në rrjete sociale Federata Franceze e Alpinizmit./tch