Një kamion përpara, një tjetër vjen me shpejtësi nga mbrapa – momenti kur vetura “shtypet si si sanduiç”
Dy njerëz kanë shmangur mrekullisht vdekjen pas një përplasje të çuditshme, pasi makina e tyre ishte “futur në sanduiç” mes dy kamionëve me ngarkesë të rëndë në Kinën jug-lindore.
Fun
Pamjet e kapura në kamerat e sigurisë shfaqin kamionin e madh që po kalonte rrugës para se të përfundojë tek makina e bardhë me shpejtësi të lartë – dhe ta “fusë atë në sanduiç” me kamionin tjetër që gjendej përpara, transmeton lajmi.net.
Për fat të mirë të tyre, shkruajnë mediet kineze, shoferi dhe pasagjeri i automjetit pësuan lëndime jo të rënda, sipas policisë lokale në provincën Fujian.
Incidenti ndodhi të hënën në qarkun Xianyou, provincën Fujian të Kinës jug-lindore, thuhet në deklaratën e policisë. /Lajmi.net/