Fotografitë tregojnë se si do duken njerëzit e fiksuar pas ‘Netflix’-it pas 20 vitesh
Paraqitja vizuele e të obsesionuarve pas Netflix-it pas 20 vitesh ka filluar të shqetësojë masën.
Fun
Hulumtuesit nga onlinegambling.com kanë analizuar të dhëna nga studime të ndreyshme për kah mënyra se si ndikon mënyra e jetesës në ambiente të mbyllura në trupin e njeriut, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Ilustrimi u bë nëpërmjet personazheve Eric dhe Hannah, një burrë dhe një grua të gjeneruar kompjuterikisht, të cilët pretendohen se janë të varur nga shikimi i televizorit. Pamja e tyre u paraqit 20 vite më pas praktikimit të përhershëm të vesit në fjalë.
Lëkura gri, qeset e errëta nën sy dhe mbipesha janë sëmundjet më të dukshme që prekin individët grotesk, por studiuesit gjithashtu thonë se ata janë në rrezik të rritur nga diabeti, kanceri i zorrëve dhe venat me variçe.

Duke shkruar në faqen e tyre të internetit, krijuesit e Eric dhe Hannah thonë: ‘Ne kemi kryer një studim mbi ndikimin që ka obsesioni ndaj Netflix-it në shëndetin tuaj”.
“Ne kemi përdorur hulumtimin tonë për t’ju treguar se si mund të dukeni nëse nuk ndryshoni zakonet tuaja. Nga mbipesha dhe dëmtimi i sjelljes deri te plakja e parakohshme dhe sytë e skuqur, këto janë vetëm disa nga efektet e këqija që mund të shkaktojë kjo mënyrë jetese jo e shëndetshme.

‘Ne kemi krijuar modele 3D për t’ju treguar nga afër të gjitha dëmtimet trupore të një fiksuari pas Netflix.
“Personat në foto mund të bhëeni ju, nëse vazhdoni të lejoni që episodi tjetër të luhet automatikisht …”, përfunduan ata. /Lajmi.net/
