Kështu e shpëton nga hajduti shoferi i autobusit gruan e moshuar

Momenti kur një shofer autobusi shpëtoi gruan në moshë, derisa një hajdut tentoi t'ia vjedhte kuletën, është kapur në kamerat e sigurisë.

Fun

15/06/2020 18:54

Pamjet e siguruara nga kamerat vëzhguese të autobusëve tregojnë momentin kur shoferi ndalon autobusin dhe del nga kabina e tij, për ta larguar hajdutin nga gruaja e moshuar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Károly Zsolt Kis po drejtohej nga tregu Újgyőr në Miskolc të Hungarisë, kur vuri re gruan që po mbante shkopin duke u përpjekur të mbrohej nga sulmuesi.

Károly, i cili kishte kryer shërbimin ushtarak në Irak, më pas vrapon dhe e shtyn sulmuesin larg viktimës.

Për ta kuptuar ngjarjen në tërësi, ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/