Modric këshillon Mbappen: Duhet të largohet nga PSG për të dominuar botën e futbollit
Luka Modric ka dhënë disa këshilla për Kylian Mbappe.
Sport
Ylli kroat, i cili fitoi edhe Topin e Artë, beson se Mbappe duhet të largohet nga PSG për të dominuar botën e futbollit.
Francezi shihet si një nga lojtarët me potencialin më të madh, por sipas Modric, qëndrimi te PSG do ta pengojë këtë potencial.
“Mbappe ka gjithçka për të dominuar botën e futbollit”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.
“Por, unë mendoj se për të bërë këtë hap, ai duhet të shkojë në një kampionat ku skuadra e tij nuk fiton me lehtësi”, ka shtuar mesfushori i Real Madrid.
Kylian Mbappe lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint Germain, me Real Madrid si një nga destinacionet e mundshme.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendos francezi për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/