Një ‘panda’ kalon zebrat e vetmuar në mes të qytetit
Në një video shfaqet një ‘panda’ duke ecur në zebra në mes të qytetit, por nuk është ashtu siç duket.
Fun
Në video duket si panda por në të vërtetë është një qen i cili ka pamjen e një pande, transmeton lajmi.net.
Video e shkurtër është bërë nga një grua e cila po kalonte po të njëjtën rrugë dhe në atë moment ajo vërejti një kafshë që dukej si panda duke kaluar zebrat.

Video shkaktoi shumë debate kur u postua online, por doli që kafsha nuk ishte panda. Në të vërtetë ishte një qen me vija të bardha dhe të zeza.
Nuk është hera e parë që një qen si ky bredh rrugëve i vetmuar. /Lajmi.net/