Pamje interesante të një maceje pasi provon akullore për herë të parë

Ky është moment interesant i një maceje që “ngrin” pasi provon akulloren për herë të parë.

Fun

11/06/2020 14:26

Pamjet fillojnë të tregojnë një burrë, i cili duket se është pronari i maceve, dhe macjau ulur në tryezën e darkës me një tas me akullore para saj, transmeton lajmi.net.

Ai duket se ka një sasi të vogël të ëmbëlsirës së ngrirë në dorezën e një luge dhe e ofron atë tek macja.

Macja me ngjyrë shampanje duket e intriguar dhe bënë një nuhatje për disa sekonda. Me sa duket duke pëlqyer erën, macja më pas lëshon gjuhën e saj për të shijuar.

The cat goes to take a taste of the ice cream

Më pas macja pendohet për vendimin e saj pasi ajo ngrin e tëra nga akullorja. Qëndron në këmbë dhe përkulet prapa me gushën e gojës ndërsa kthen kokën nga njëra anë në tjetrën.

Macja më pas fillon të fundoset përsëri në karrigen ku qëndronte, ndërsa pronari i tij duket se buzëqesh. Ai pastaj hyn brenda dhe përpiqet të ndihmojë macen e cila duket se ka akullore mbi mjekër.

The cat recoils in horror with ice cream dribbling from its tongue

Videoja u postua për herë të parë në TikTok në 3 qershor nga Sabrina Bernatchez, e cila jeton në Saint-Jean-sur Richelieu, Quebec, Kanada.

Është parë më shumë se 340 mijë herë dhe është vetëm videoja e parë në llogarinë e saj. Shikuesit kanë dashur klipin e qeshur, duke e quajtur atë “ngrirjen më dramatike të trurit ndonjëherë”. /Lajmi.net/

Almost immediately the animal realises it made a mistake

Throwing its head back, the cat is clearly unimpressed

The cat's owner moves to comfort the animal after the ice cream mishap