Gruaja 60-vjeçare përgatit ullinj gjatë kohës sa iu bëhet operacion truri

Pacientëve që iu është operuar truri u është kërkuar të luajnë violinën ose kitarën gjatë procesit, por deri më tani nuk është rastisur përgatitja e ullinjve nga ana e pacientit në momente kaq kritike.

Fun

10/06/2020 22:30

Një grua 60-vjeçare italiane e beri atë gjatë një procedure kirurgjike, derisa mjekët po ia heqnin tumorin në lobin e djathtë të trurit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Neurokirurgu në spitalin Riuniti të Ancona tha që procedura dy orë e gjysmë “shkoi shumë mirë”.

Pacientja e tij thuhet se ka përgatitur 90 ullinj për një orë. /Lajmi.net/