Gruaja më e shëndoshë në botë: Humbi 400 kilogramë, kështu duket tani

Mayra Rosales peshonte 500 kg dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte.

Fun

10/06/2020 19:39

Ajo kaloi 10 vjet në shtrat, derisa një ditë, vendosi të ndryshonte tërësisht. Rosales ishte e vendosur të humbiste peshë dhe më në fund arriti ta bëjë këtë. Historia e saj është dëshmi se sa të fortë janë disa njerëz: ajo humbi 400 kg dhe tani është totalisht ndryshe, transmeton aljmi.net.

Pasi kaloi 10 vjet e mbyllur në shtratin e saj, sepse fizikisht nuk ishte në gjendje të lëvizë, Mayra vendosi të ndryshojë plotësisht jetën e saj.

Half ton killer Mayra Rosales who falsely confessed to killing ...

Ajo filloi seriozisht të shqetësohej për gjendjen e shëndetit të saj dhe më në fund vendosi që të ndërmerrte veprime, kështu që ajo iu nënshtrua operacionit gastrik. Asaj i duheshin 11 operacione në total në mënyrë që më në fund të humbte gjithë peshën e saj të tepërt.

Tash ajo ka humbur 400 kg. Ndihet sikur i është dhënë një shans i dytë në jetë dhe ka vendosur të shfrytëzojë sa më shumë.

Ajo ndjek një dietë të shëndetshme, kujdeset për veten dhe madje bën edhe aktivitete fizike.

Dhe si rezultat i ndryshimit rrënjësor të saj në peshë, ajo ka arritur të gjejë edhe fatin e jetës. /Lajmi.net/

Half ton killer Mayra Rosales who falsely confessed to killing ...