Trupat e Gardës Kombëtare ia hedhin valles para protestuesve
Fotografitë dhe videot e protestave në mbarë SHBA-të që shpërthyen pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, kanë nxitur reagim global, teksa tensionet mes policisë dhe qytetarëve çdo ditë e më shumë po intensifikohen.
Fun
Sidoqoftë, nganjëherë pamjet dramatike “mposhten” nga gjërat e mira, siç është rasti i trupave të Gardës Kombëtare në Atlanta të SHBA-ve, transmeton lajmi.net.
Vetëm pak orë para se të hynte fuqi ora policore, pjesëtarët e Gardës Kombëtare u rreshtuan dhe ia hedhën valles para demonstruesve të cilët i “argëtuan” nën tingujt e këngës “Makarena”.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon më poshtë. /Lajmi.net/
