Një zyrtar i MASHTI i infektuar me Coronavirus
Një zyrtarë i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Lajme
Sekretari i kësaj ministrie, ka konfirmuar se janë njoftuar se një zyrtarë ka dalë pozitiv.
Ai ka thënë se nuk kanë më shumë informacione, duke shtuar se kanë lajmëruar IKShP-në dhe ministrinë e Shëndetësisë.
“Përveç se në mëngjes na ka lajmëruar që ka dalë pozitiv nuk kemi asnjë informatë tjetër”, tha sekretari i MASHTI-it pë Ekonomia Online.
“Kemi lajmëruar IKShP-në dhe MSh-në dhe jemi ne pritje se si të veprojmë”.
Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku janë konfirmuar 29 raste.