Jeremy Meeks i shoqëruar me djalin 11 vjeç marshojnë në protestën e ‘Black Lives Matter’

Vrasja e George Floyd ka nxitur protesta të dhunshme në SHBA.

ShowBiz

07/06/2020 19:59

Jeremy Meeks iu bashkua mijëra protestuesve në marshimin e ‘Black lives matter’ që u organizua për vrasjen e George Floyd në Beverly Hills të Shtunën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modeli, 36 vjeçar, i cili njihet si ‘Hot Felon ’, mori pjesë në demonstratë me djalin e tij Jeremy Jr, 11 vjeç dhe ngriti grushtin e tij në ajër në një shfaqje mbështetjeje.

Ylli brohoriste me protestuesit dhe më vonë u pa i ulur në bar përkrah djalit të tij të cilin ai më parë e kishte cilësuar si ‘verzioni im i ri’. /Lajmi.net/